
Shoferi i kryebashkiakut të Pukës, Gjon Gjonaj, është arrestuar mbrëmjen e së hënës.
Bëhet me dije se Sokol Frroku është ndaluar në Vorë pasi ka kundërshtuar forcat e policisë.
Frrokut i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar i dehur.
Frroku, i cili ishte në gjendje të dehur, ka kundërshtuar patrullën e policisë, duke tentuar që të ikë, ndërsa është vënë në pranga.
Dyshohet se në makinë Frroku ka pasur shuma të mëdha parash, që do të përdoreshin për të blerë vota për llogari të Gjonajt në fushatën për bashkinë e Pukës.
Nga ana tjetër, bëhet e ditur se ka pasur ndërhyrje për ta nxjerrë nga qelia shoferin e kryebashkiakut të Pukës, Sokol Frrokun.
Ky i fundit është një person me precedentë penal.
Lini një Përgjigje