TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Tetor 2025, 16:06

“Blindohet” Elbasani, arrestohen dy emra të njohur të botës së krimit

Shkruar nga Pamfleti

“Blindohet” Elbasani, arrestohen dy emra të njohur të

Dy eksponentë të njohur të botës së krimit janë arrestuar në Elbasan. 

Policia ka zhvilluar një aksion blic ditën e sotme në Elbasan, ku ka arrestuar dy eksponentë të njohur të botës së krimit.

Aksioni mësohet se është zhvilluar rreth orës 15:30, në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan-Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.

Forcat policore kanë rrethuar fillimisht të gjithë zonën përreth lokalit, përpara se të ndërhynin brenda në ambientet e restorantit ku dyshohej se ndodheshin eksponentët e krimit.

Më pas kanë ndërhyrë dhe i kanë arrestuar. 

Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi identitetin e të arrestuarve.

Pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar.

Elbasani është një qytet që prej vitesh po përballet me prani të lartë të grupeve kriminale.

 

 

Lini një Përgjigje