TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Gusht 2025, 21:54

Detaje nga plagosja në Korçë, i plagosuri dhe autori ishin ulur bashkë në tavolinë; 27-vjeçari niset drejt Traumës

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga plagosja në Korçë, i plagosuri dhe autori ishin ulur

Zbardhet shkaku i plagosjes në Korçë. Mësohet se autori dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u "ngacmuar" me fjalë me njëri-tjetrin.

Autori Aleks Qiqi ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë, e kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga A. Q, 41 vjeç. 27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është  shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q., ka plagosur 27-vjeçarin. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.

Mësohet se i plagosuri pak më parë është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Nga bluzat e bardha mësohet se i dëmtuari po dërgohet për mjekim më të specializuar, pasi ka dëmtim poshtë shpatullës, në anën e zemrës dhe duhen kontrolle më të imtësishme, për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda që i rrezikojnë jetën.

Lini një Përgjigje