TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2023, 09:56

Detaje nga plagosja në Shijak, kush është 50-vjeçari që u qëllua në sy të gruas dhe fëmijës

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga plagosja në Shijak, kush është 50-vjeçari

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri në Shijak, ndërsa është bërë i ditur identiteti i të plagosurit.

Burime për mediat raportojnë se 50-vjeçari i plagosur është Ardjan Çyrbjan, ndërsa autori i dyshuar është Ervis Hodo. Ky i fundit ka qëlluar tri herë me armë në drejtim të 50-vjeçarit, i cili ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortes dhe fëmijës.

Plumbat e kanë kapur në bark dhe afër zemrës. Bëhet me dije se bashkëshortja e Çyrbes i është afruar autorit duke iu lutur të mos qëllonte më.

I plagosuri është nga Shijaku, ndërsa autori i krimit Hodo është nga Dibra, i cili banonte në Shijak.

Sipas policisë, sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

plagosje shijak 50 vjecari

Lini një Përgjigje