TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Gusht 2023, 14:43

Detaje nga vrasja e të riut shqiptar në Itali, algjeriani shkoi në plazh me të fejuarën pas krimit: Qëllova për t’u mbrojtur!

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga vrasja e të riut shqiptar në Itali, algjeriani shkoi
Klajdi Bitri dhe Molloul Fatah

27-vjeçari Molloul Fatah, algjeriani që vrau 23-vjeçarin shqiptar në Itali ka deklaruar para hetuesve se e ka qëlluar Klajdin Bitrin për t’u vetëmbrojtur.

Ai ka thënë se nuk ka qëlluar për ta vrarë e madje nuk e ka kuptuar se e ka vrarë. Ai ka marrë armën me shtizë ‘vetëm për tu mbrojtur nga ata të tre’ dhe plagosja aksidentale ka qenë fatale.

Algjeriani pas krimit ka shkuar në plazh me të fejuarën e tij.

“E mora pushkën për t’u mbrojtur”, thotë Fatah.

“Nuk është e vërtetë se ka qëlluar Klajdi”, thotë vëllai i viktimës.

“Algjeriani e ka goditur me shqelma dhe grusht burrin tim”-tha gruaja që ndodhej në makinën para.

Hetuesit presin rezultaltatin e autopsisë.

Algjeriani Fatah Melloul u arrestua 4 orë pas krimit e policia arriti ti sekuestronte edhe armën me të cilën i preu jetën në mes Klajdit 23 vjeçar.

Kush ishte Klajdi? “Njeri i mirë, punonte në kantieret e Ankonës si punëtor dhe luante me ne, kishte ardhur 5 vite më parë dhe kishte sjellë vëllain dhe të fejuarën”, kujton Pali Gjecko, përfaqësues i komunitetit shqiptar për një skuadër multi-etnike.

Lini një Përgjigje