
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën mesditën e djeshme, ku djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta, dhunoi për vdekje me grushte 55-vjeçarin, Armando Meshau.
Raportohet se viktima kishte dalë nga një zyrë noterie afër Gjykatës së Vlorës dhe ka hyrë brenda një qendre interneti për të printuar disa dokumente.
Aty ka shkuar edhe punonjësi i Doganave, 33-vjeçari Rei Meta, i cili fillimisht ka replikuar me viktimën për konflikin që kishin për një pronë dhe më pas e ka goditur me 2 grushte që kanë rezultuar fatale për 55-vjeçarin.
“Nuk ka pasur përleshje mes tyre. Ishin vetëm dy goditje”, tha punonjësi i qendrës së internetit për News24.
I riu e ka qëlluar Armando Meshaun me një grusht në fytyrë dhe një në pjesën e pasme të kokës. Viktima ka rënë në tokë, dhe Rei Meta më pas është larguar nga vendngjarja.
Ai është arrestuar rreth 4 orë më vonë në zonën e Lungomares nga uniformat blu.
Lini një Përgjigje