TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2025, 12:28

"Do të të vras"/ Kërcënoi bashkëshorten me thikë, parandalohet ngjarja e rëndë në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti

"Do të të vras"/ Kërcënoi bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë familjare është parandaluar nga policia në fshatin Pezë Helmes, ku një 37-vjeçar u arrestua në flagrancë. Dyshohet se 37-vjeçari ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi me mjet prerës, në prani të fëmijës së tyre.

Gjatë kontrollit në banesë, u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu që i dyshuari e mbante pa leje. Rasti është referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

"Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohen ngjarje kriminale në një familje.

Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë, me mjet prerës.

Sekuestrohen 1 armë gjahu që e posedonte 37-vjeçari, në banesë, dhe mjeti prerës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pezë Helmes, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po e kanoste atë, me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta është bërë neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 37 vjeç. Ky shtetas, ditën e djeshme, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prezencë të fëmijës së tyre.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu që 37-vjeçari e mbante pa leje.

Arma e gjahut dhe mjeti prerës i dyshuar i përdorur për kanosjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshm", njofton policia. 

Lini një Përgjigje