
Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi tentuan të fusnin në territorin shqiptar lëndë narkotike kokainë dhe fishekë gjuetie.
Uniformat blu informojnë se në pranga kanë rënë shtetasit:
E. N., 48 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 48-vjeçari tentoi të hynte në Shqipëri, me lëndë narkotike kokainë në automjet.
I.Gj., 49 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. 49-vjeçari tentoi të fuste 250 fishek gjuetie, në Shqipëri.
Në përfundim të veprimeve për këto raste:
-specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 48 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Gj., 49 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje