TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Maj 2025, 16:18

Dy shqiptarët u kapën me 900 rrënjë kanabis, gjyqtari anglez: Histori që e dëgjoj çdo javë

Shkruar nga Pamfleti

Dy shqiptarët u kapën me 900 rrënjë kanabis, gjyqtari

Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Mbretërinë e Bashkuar pasi u kapën duke kujdesur për një fabrikë të madhe kanabisi në një njësi industriale në Eastbourne.

Klevis Kurti dhe Eljohn Mozhika, të dy 22 vjeç, ishin përgjegjës për kultivimin e rreth 900 bimë kanabisi, ku ata ujitnin, monitoronin ndriçimin dhe kujdeseshin për rritjen e bimëve.

Policia britanike bastisi njësinë në Maple Road më 19 shkurt, duke gjetur 470 bimë në atë moment, me potencial për të prodhuar deri në tre cikle vjetore. Ekspertët vlerësuan se struktura mund të prodhonte 25-75 kg kanabis në vit.

Sipas gjykatës, Kurti dhe Mozhika jetonin në kushte të vështira dhe nuk kishin marrë pagesë për punën e tyre. Dyshohet se ata ishin shfrytëzuar nga rrjete kriminale dhe punonin për të shlyer borxhe nga 3,000 deri në 5,000 paund ndaj trafikantëve që i kishin sjellë në vend.

Gjykatësi Martin Huseyin deklaroi se: “Ju ishit pjesë e një operacioni shumë më të madh. Të dy jeni vetëm ingranazhe të vogla në një grup kriminal të sofistikuar. Histori që e dëgjoj çdo javë!”.

Dy shqiptarët u dënuan me 14 muaj burg, nga të cilët duhet të vuajnë të paktën 40% përpara se të përballen me deportim.

Gjykata urdhëroi gjithashtu shkatërrimin e bimëve dhe pajisjeve të përdorura në kultivim.

Lini një Përgjigje