
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq të Sarandës, ku një 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në pusin që ndodhej në oborrin e banesës së saj.
Sipas Policisë, trupi i pajetë i shtetases Maria Beqiraj, 71 vjeçe, u gjet më 18 nëntor 2025. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gruaja mund të jetë rrëzuar aksidentalisht në pus.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M. B., 71 vjeçe. Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje