
Gjykata penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit për tre të arrestuarit për tritolin ndaj një biznesi në Kamëz.
Togat e zeza kanë caktuar masat e sigurimit arrest në burg për Flogert Mezhikën, ndërsa Jeton Lami dhe Florin Domi arrest në shtëpi. Ata para gjykatës nuk kanë folur, por janë mbrojtur nga avokatët e tyre.
Domi ka ofruar edhe garanci pasurore, prej 6 milion lekesh të vjetra, që në rast se shuma depozitohet do t’i ndryshoj masa e sigurisë për shkak të rrethanave familjare. Ndërkohë mbetet në kërkim Ervis Lami, një person me rekorde të theksuara kriminale, i cili po ashtu në fillim të vitit u përfshi në një vrasjen e postierit Lulzim Visha, po në Kamëz, dhe ende është në arrati.
Policia njoftoi se arsyeja e vendosjes së lëndës eksplozive që shkaktoi dëme të konsiderueshme në biznes është një gjobëvënie prej 500 mijë eurosh, që autorët i kishin vendosur pronarit të godinës Saimir Sina, ndërsa ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte.
Jeton Lami është një emër i njohur për policinë. 31 vjeçari, ishte i fundit që u pa në shoqërinë e Ervis Martinajt para se ai të zhdukej gushtin e vitit 2022. Ish-oficeri i forcave Operacionale, u lirua nga burgu në nëntor të vitit 2023, i dënuar për ‘shpërdorim detyre’.
Lini një Përgjigje