TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Gusht 2023, 09:24

E diela nis me 4 aksidente dhe 18 të plagosur, 3 prej tyre në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

E diela nis me 4 aksidente dhe 18 të plagosur, 3 prej tyre në gjendje

Lagështia në rrugë është bërë shkak për disa aksidente këtë të diel, ku kanë mbetur të plagosur 18 persona.

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një automjet me targa të Serbisë është përplasur me trafikndarësen dhe ka dalë nga rruga në fshatin Gziq. Për pasojë janë plagosur 5 anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin drejt bregdetit për pushime. Burrë e grua dhe 3 fëmijët e tyre u dërguan në spitalin e Rrëshenit, prej ku mësohet se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti në Fier

Rreth orës 07:30 të mëngjesit në vendin e quajtur “Safari park” në Fier u përplasën dy automjete, ndërsa 10 persona u lënduan.

Sipas policisë, dy pasagjerë 25 dhe 56 vjeç ndodhen në spital në gjendje të rendë, ndërsa 2 drejtuesit e mjeteve dhe 6 pasagjerë të tjerë u transportuan në spital për të marrë mjekim dhe për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Aksidenti në Shkopet

Ndërkohë në Shkopet dy persona janë plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Burrel–Skuraj, në vendin e quajtur “Vabli”. Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit.

Aksidenti në Korçë

Në Korçë, rreth orës 07:55 minuta, automjeti tip "Peugeot" me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, përplasi një motomjet me drejtues shtetasin D. H. Aksidenti u shënua në lagjen nr. 18, në unazën e qytetit. Drejtuesi i motomjetit u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

aksident 18 te plagosur

Lini një Përgjigje