Kronike 5 Gusht 2023, 19:20

Aksident në Pogradec, plagosen 5 persona; mes tyre 3 fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Pogradec, plagosen  5 persona; mes tyre 3 fëmijë

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec.

Bëhet me dije se dy automjete janë përfshirë në aksident në aksin nacional Pogradec-Lin në afërsi të fshatit Udënisht. Për pasojë 5 persona mbetën të plagosur, 3 prej tyre fëmijë.

Sipas informacioneve paraprake një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.

Aksidenti dyshohet të kenë ndodhur nga moti i keq që si pasojë sjell lagështinë në rrugë dhe shpejtësia.

 

pogradec makina