
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Belsh, ku një grua 65-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është kafshuar nga një qen.
Viktima është identifikuar si Emine Agolli, banore e fshatit Çërragë, e cila nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra në këmbë si pasojë e kafshimit nga qeni i fqinjit. Mësohet se 65-vjeçarja ka pësuar gjakderdhje të rëndë.
Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet kanë nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit, për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë ligjore të këtij rasti.
Ne albanistan te gjithe ata qe mbajne qene i leshojne zgjidhur/lirshem ne publik duke rrezikuar keshtu jete e kalimtareve. Duhet urgjentisht qe bashkite dhe prefekturat ne bashkepunim me policine e shtetit te gjobisin te gjithe ata pronare i mbajne qente e tyre zgjidhur neper rruge me 50-80 euro gjoba dhe kur perseritet veprimi gjoba te dyfishohet. Ndersa ne raste kafshimi duhet te sekuestrohet qeni ndersa pronari gjobe deri ne disa mijera euro dhe ndjekje penale. Vetem keshtu shqiptaret do mesohen te mbajne qente lidhur kur dalin ne rruge.