TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shkurt 2026, 18:53

Sherr me thika në Korçë, adoleshenti plagos 37-vjeçarin; shkak dyshohet një konflikt i vjetër

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika në Korçë, adoleshenti plagos 37-vjeçarin;

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.4 në Korçë. Mësohet se një konflikt mes dy personave ka përfunduar në përdorimin e thikës.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar është një 17-vjeçar me iniciale P. K., ndërsa i plagosur ka mbetur 37-vjeçari Benard Qelemani, i cili ka pësuar lëndime në dorë.

Bëhet me dije se i plagosuri kishte ardhur vetëm pak ditë më parë në Shqipëri, pasi jetonte prej kohësh në Greqi.

Paraprakisht dyshohet se konflikti ka nisur si shkak i një mosmarrëveshje të mëparshme mes palëve. Dyshohet se rreth dy vite më parë, i plagosuri, Benard Qelemeni, i ka vjedhur banesën autorit të mitur. Pasi 17-vjeçari e ka konstatuar atë në ambientet e lokalit, mes tyre ka nisur konflikti që ka degraduar në plagosje me thikë.

Aktualisht, autori i mitur ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, ndërsa i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në lagjen nr.4, Korçë, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi P. K., ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. Q., rreth 37 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin P. K.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje