Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnate rreth orës 01:00 të mëngjesit në fshatin “Lefter Talo”, Finiq.
Mwsohet se dy persona grabitën gjatë mesnatës një 2 milion lekë në banesën e një çifti të moshuarish.
Uniformat blu bëjnë me dije se autorët kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj Spiro dhe Dhespo Kalivioti.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.
Lini një Përgjigje