Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër ku një i mitur është mbytur në një pishinë.
Sipas informacioneve pishina private 'Glow', ku ndodhi ngjarja e rëndë është në pronësi të Ermal Kokos, burri i nënkryetares së bashkisë.
15-vjeçari është identifikuar si Arbër Peçi. Sipas policisë, i mituri ka pësuar infarkt teksa po notonte brenda në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
"Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.", njofton policia.
Lini një Përgjigje