TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Qershor 2026, 17:27

Kapen mbi 7 mijë bimë kanabis në fshatin Reç i Ri, pezullohen shefat e policisë në Shkodër dhe Velipojë

Shkruar nga Pamfleti

Kapen mbi 7 mijë bimë kanabis në fshatin Reç i Ri,

Pas zbulimit të mbi 7 mijë bimëve kanabisi në Velipojë, Policia e Shtetit pezulloi tre efektivë dhe nisi hetime disiplinore për pesë punonjës.

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie dhe ka nisur hetim disiplinor ndaj dy të tjerëve, pas zbulimit të 7446 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në fshatin Reç i Ri, në Njësinë Administrative Velipojë.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, urdhëroi pezullimin nga detyra të Shefit të Komisariatit të Policisë Shkodër, Kryekomisarit B. L., Shefit të Stacionit të Policisë Velipojë, Nënkomisarit Z. M., si dhe Ndihmësspecialistit të Policimit në Zonë, Inspektorit S. K., përgjegjës për territorin ku u konstatuan bimët narkotike.

Bëhet fjalë për: Kryekomisarin Bekim Lika, Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, Nënkomisarin Zef Marku, Shef i Stacionit të Policisë Velipojë, si dhe Inspektorin Samet Kadroji, Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë (SPZ), përgjegjës për territorin ku u zbuluan bimët narkotike.

Policia bën me dije se informacioni për kultivimin e parcelës ka mbërritur në adresën elektronike të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pas marrjes së informacionit, strukturat policore organizuan ndërhyrjen për asgjësimin e bimëve narkotike dhe identifikimin e autorëve të përfshirë.

“Pas informacionit të ardhur në postën elektronike të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për kultivimin e mijëra bimëve narkotike në fshatin Reç i Ri, Velipojë, u organizua menjëherë puna për asgjësimin e tyre, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një hetim administrativ për të verifikuar përgjegjësitë e efektivëve që kishin për detyrë kontrollin e territorit.

Sipas Policisë, hetimi disiplinor ka nisur edhe ndaj Nënkomisarit D. N., Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë, si dhe ndaj Inspektorit E. I., Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë, të cilët kanë qenë pjesë e grupit të kontrollit të territorit. Për këta dy punonjës nuk është vendosur masë pezullimi. 

“Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe çdo forme të paligjshmërisë është prioritet i Policisë së Shtetit. Çdo rast do të trajtohet me vendosmëri maksimale dhe pa asnjë kompromis”, theksohet në reagimin zyrtar.

Policia e Shtetit deklaron se lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike mbetet prioritet dhe se çdo rast do të trajtohet me masa të rrepta, si ndaj personave të përfshirë në veprimtari kriminale, ashtu edhe ndaj punonjësve të policisë që nuk përmbushin detyrimet ligjore.

"U gjetën të kultivuara 7446 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, pezullon nga detyra Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër, Shefin e Stacionit të Policisë Velipojë dhe Ndihmësspecialistin e Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët.

Nis hetimi disiplinor dhe për 2 punonjës të tjerë, pjesë e grupit të kontrollit të territorit.

Pas informacionit të ardhur në postën elektronike të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për kultivimin e mijëra bimëve narkotike, në fshatin Reç i Ri, Velipojë, në një territor të hapur, lehtësisht të verifikueshëm në zonë fushore, u organizua menjëherë puna për asgjësimin e tyre, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të kryer një hetim të thelluar administrativ.

Për mangësi të konstatuara në mospërmbushjen e detyrave, filloi hetimi disiplinor për 5 punonjës policie, konkretisht për:

-Kryekomisar B. L., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, për të cilin është vendosur pezullimi disiplinor nga detyra;

-Nënkomisar Z. M., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë, gjithashtu i pezulluar nga detyra;

-Inspektor S. K., me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët narkotike, i pezulluar nga detyra.

Më tej, ka nisur hetimi disiplinor, pa pezullim nga detyra, për Nënkomisar D. N., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë dhe Inspektor E. I., me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë në Stacionin e Policisë Velipojë, të dy pjesë e grupit të kontrollit të territorit.

Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe çdo forme të paligjshmërisë është prioritet i Policisë së Shtetit.

Çdo rast do të trajtohet me vendosmëri maksimale dhe pa asnjë kompromis, si ndaj autorëve të veprave penale, ashtu dhe ndaj çdo punonjësi policie që nuk përmbush detyrimet ligjore apo abuzon me detyrën", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje