
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në qytetin e Shkodrës. Mësohet se një 38-vjeçar, punonjësi i një kompanie interneti, ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas informacioneve nga policia, 38-vjeçari po riparonte kabllin e internetin e si pasojë ra në kontakt me energjinë elektrike.
"Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje