Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka implikuar emra të tjerë në ngjarjet e rënda kriminale që kanë tronditur vendin vitet e fundit.
Gjatë ballafaqimit që ka patur me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e dosjes "Plumbi i Artë" si informator në ekzekutimin e Andi Zylyfit në Peqin, por Dumani ka treguar se Gosa ja ka patur rolin e informatorit edhe në vrasjen e trefishtë në Bradashesh në Elbasan, ku u vra Endrit Alibej dhe dy të afërm të tij.
Sipas Dumanit i përfshirë në këtë atentat ka qenë edhe vëllai i tij Dashnor Dumani.
Në lidhje me këtë ngjarje dëshmitari i drejtësisë ka thënë përballë BKH se sqarime më të detajuara mund të japë vetëm vëllai i tij.
Si ndodhi vrasja e Endrit Alibejt?
Një makinë ka qëlluar drejt 3 personave të cilët ndërruan jetë, Endrit Alibej së bashku me Arben Dylgjeri, 56 vjeç kushëririn e tij dhe një turk Erdal Durunay, 51 vjeç.
Të tre ata mbetën të vrarë brenda në automjetin tip ‘Range Rover’ me targa rumune në segmentin Elbasan- Metalurgji, teksa ktheheshin nga një darkë familjare në fshatin Përparim të Peqinit, të tre shtetasit u ekzekutuan në prani të familjarëve të tyre, nga breshëri kallashnikovi.
Si u vu në pranga Nuredin Dumani?
Mbrëmjen e 29 marsit 2021, Nuredin Dumani ishte nisur për në Papër për të eliminuar një person që njihet si një mik i afërt me Talo Çelën. Person që deri më tani është identifikuar si një biznesmen në Elbasan, i cili mban inicialet E.K., e që ka nisur të ruhet nga Policia.
Në pamundësi për të vrarë Talo Çelën kishte si objektiv për të eliminuar të gjithë krahët e tij, megjithatë nuk ia doli kësaj here. Dumani po shkonte drejt një prite pasi u tradhëtua nga të besuarit e tij. Dumani është afruar tek objektivi, në atë moment është hapur zjarr ndaj tij, pikërisht në atë moment nuk është ndalur as breshëria e plumbave ndaj tij. Nga shkëmbimi i zjarrit, Nuredin Dumani mbeti i plagosur.
Të njëjtët ishin ata që dhanë adresën e apaertamentit ku Dumani u strehua e po mjekohej pas atentatit, vend ku u gjet nga RENEA. Para hetuesve nuk ka dhënë emra, por flet për 5-6 persona, fytyrat e të cilëve pretendon se as nuk i ka vënë re në momentin që e kanë qëlluar. Çela dhe Dumani janë prej gati 2 vitesh në një armiqësi të përbetuar që ka nisur pas vrasjes së mikut të ngushtë të Nuredin Dumanit, Klevis Kapllanaj.
Vrasja e Kapllanajt solli ndarjen e dy të fortëve të Elbasanit, dhe që nga 17 shtatori i 2020-ës kur në Elbasan u vra vëllai taksist i Talo Çelës, Bujar Çela, të dy nuk i bashkon më asgjë.
Dumani akuzon Çelën si të përfshirë në vrasjen e shokut të tij dhe në shenjë armiqësie dyshohet se i vrau të vëllain. Nga këtu ka nisur një betejë mes dy ish-miqve! Ai akuzohet dhe për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, atentatin ku mbetën të vrarë, Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia (të dyja ngjarjet e ndodhura në Durrës).
Lini një Përgjigje