
Është zbardhur dëshmia e 46-vjeçarit Mikel Seliamj në Gjykatën e Evelpidon në lidhje me vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj.
46-vjeçari Mikel Selimaj dhe dy persona të tjerë të akuzuar për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj në Rafina të Greqisë kanë dalë para gjykate për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me krimin.
Autori i dyshuar i vrasjes, 46-vjeçari Selimaj, u arrestua nga policia të premten (23.5.2025) në një apartament në Glyka Nera, pas një urdhër-arresti kundër tij për vrasje me dashje dhe mbajtje e përdorim të paligjshëm të armës.
Ndërsa, dy personat e tjerë akuzohen si bashkëpunëtorë.
Sipas informacioneve, 46-vjeçari pretendon se nuk kishte ndërmend ta vriste viktimën dhe se për shkak se të dy kishin përdorur drogë, nuk e kishin kuptuar se çfarë po ndodhte.
Lini një Përgjigje