TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Dhjetor 2025, 15:29

Festat e fundvitit, zbulohet magazina me fishekzjarrë në Tiranë; arrestohet pronari

Shkruar nga Pamfleti

Festat e fundvitit, zbulohet magazina me fishekzjarrë në Tiranë;

Ditën e sotme është zbuluar një magazinë me fishekzjarrë në Tiranë, të cilët ishin planifikuar që të shiteshin paligjshmërisht.

Në pranga ka rënë pronari i magazinës.

Si rezultat i 40 kontrolleve intensive të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, në zbatim të planit të masave me objekt kontrollet e subjekteve që shesin në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike/fishekzjarre, nga ana e shërbimeve të Policisë së Komisariatit Nr. 4, është konstatuar një magazinë në një garazh, në rrugën “Besim Fagu”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, me qëllim shitjen.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient, është kapur në flagrancë dhe arrestuar pronari i tij, shtetasi I. K., 24 vjeç.

Gjatë kontrollit në magazinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra koli me mijëra fishekzjarre të modeleve dhe madhësive të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të mos përdorin lëndë piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara në aktet në fuqi, pasi do të ndëshkohen konform ligjit. Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje.”-thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje