TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Dhjetor 2025, 12:36

Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla, Gjykata jep vendimin për Nevzat Spahon

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla, Gjykata jep vendimin për

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Nevzat Spahon, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla.

Gjyqtari Elis Dine ra dakord me prokurorin Gjergji Ceka i cili kërkoi “Arrest me burg” për 29 vjeçarin i njohur për policinë si person me precedentë të theksuar kriminalë.

Ende janë të paqarta lidhjet e Spahos me biznesmenin nga Elbasani, por në gjurmët e tij çoi makina e cila u përdor në momentin e ngjarjes dhe më pas u dogj pranë fshatit Morakë të Librazhdit.

Më herët gjykata vendosi gjithashtu të lërë në burg Xhino Agon ortak i biznesmenit Mëhalla, gjithashtu i akuzuar si bashkëpunëtor në krim.

Dëshmitë e familjarëve të Mëhallës për marrëdhëniet shumë të mira familjare mes dy ortakëve duket se nuk e kanë bindur gjyqtarin Elis Dine.

Në masë sigurie “arrest me burg” gjykata la edhe 52 vjeçarin Kujtim Pisha, roje në objektin, pranë të cilit ndodhi ngjarja, i akuzuar për moskallëzim të krimit.

Nga ana tjetër policia vazhdon punën për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim po ashtu të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasje.

Mondi Mëhalla i njohur edhe si Edmond Hyka u qëllua me tre plumba pistolete në kokë mbrëmjen e 30 dhjetorit ku mbeti i vdekur më vend. Kamerat e sigurisë treguar në atentati u krye nga një person u vetëm i cili më pas u largua me një mjet tip ‘Audi’ në drejtim të Librazhdit.

Lini një Përgjigje