
Guri Spahiu, gjyshi i 3-vjeçarit që humbi jetën pas një ndërhyrjeje tek dentisti, ka folur sërish në lidhje me vdekjen tragjike të nipit të tij.
I ftuar në Euronews Albania, Spahiu tha se djalin e kishin çuar tek mjeku Roland Xhaxho pasi kishte 4-5 dhëmbë me probleme.
Ai tregoi se mjeku u kishte thënë që ndërhyrja do të bëhej me anestezi në mënyrë që dentisti të punonte qetë, për të mos u shqetësuar nga lëvizjet e fëmijës, ndërsa u kishte dhënë garanci të plotë për procedurën.
“Duke parë se dhëmbët dhe dhëmballët ishin të nxira dhe kishte ndonjë dhimbe e çuam te mjeku për merak. Mendonim se kishte 3-4 dhëmbë dhe pjesën tjetër ta pastronte. Ramë dakord ditën e parë, ditën e dytë në 10 vajtëm atje. S’ka problem fare, tha mjeku, e mori në krahë, e përqafoi, i bëri analizën e gjakut. Mjeku kur e vizitoi tha do bëhet me narkozë se nuk duam të vuajë se është fëmijë i vogël, se dentistja duhet të punojë qetë, pa u shqetësuar nga lëvizjet e fëmijës. Na siguroi se përdoret në të gjitha klinikat evropiane, të jeni të qetë na tha. Pastaj i tha djalit firmos një deklaratë. Nuk e dinim që do bëhej ndërhyrje në 14 dhëmbë. Na tha maksimumin do jetë 2 orë ndërhyrja dhe nuk ka asnjë problem. Jua jap me garanci 300 për qind që s’ka asnjë problem, na tha. Deri në 7 e 20 të darkës kemi ndenjur jashtë për të pritur djalin. Ka ndenjur brenda 9 orë”, rrëfeu gjyshi i 3-vjeçarit.
Lini një Përgjigje