TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Dhjetor 2025, 16:45

Goditja e grupit të vrasësve me pagesë në Greqi, kush është shqiptari i dytë i arrestuar; ndoqën viktimën me kamera

Shkruar nga Pamfleti
Goditja e grupit të vrasësve me pagesë në Greqi, kush
Fatjon Prendi

Të arrestuarit kishin monitoruar objektivat e tyre me automjete, pasi kishin instaluar kamera të fshehta, duke pasur kështu mundësinë ta monitoronin 24-orë.

Ditën e sotme janë zbardhur detaje mbi goditjen e grupit kriminal shqiptaro-grek, të akuzuar si përgjegjës për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala.

Tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa një shqiptar i katërt është shpallur në kërkim. Bashkë me ta janë arrestuar edhe tre shtetas grekë, përfshirë edhe një femër.

Në prangat e “FBI-së” greke kanë rënë Dhimitër Meci alias Dimitrios Metsis, 45 vjec nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Andrea Brokeri, 32 vjec nga Himara dhe Fatjon Prendi alias Fatjion Prendi, 39 vjec nga Lezha, ndërsa në kërkim është shpallur Vasil Theohari, 31 vjec nga fshati Krongj i Finiqit.

Ata akuzohen se janë autorë të ngjarjes së ndodhur në 16 maj 2025, kur ndaj automjetit të blinduar të 41-vjecarit grek Jani Lala, u qëllua rreth 50 herë me armë zjarri, por pa mundur ta vrasin e as ta plagosin.

Të arrestuarit kishin monitoruar objektivat e tyre me automjete, pasi kishin instaluar kamera të fshehta, duke pasur kështu mundësinë të kishin një pamje 24-orëshe.

Konkretisht, ata kishin parkuar një furgon prodhim italian, përballë karburantit të Lalës, në panelin e kontrollit të të cilit kishin montuar një kamerë.

Më 16 maj, kur Lala doli nga karburanti, ata e panë atë duke përdorur mjetet teknologjike që kishin në dispozicion dhe e sulmuan duke e qëlluar me një Kallashnikov. Dy javë pas përpjekjes së dështuar për të vrarë Lalën në karburantin e tij, të dyshuarit u përpoqën përsëri të regjistronin lëvizjet e tij me të njëjtën makinë në një tjetër karburant që ai kishte në dispozicion. Megjithatë, automjeti u pikas më pas nga një punonjës i pikës së karburantit, ndërsa policia gjeti kamerën e fshehur.

Sipas policisë, të njëjtët individë kishin kryer edhe sulmin me zjarrvënie në një pikë karburanti në Argyroupoli më 23 shkurt.

Një nga të arrestuarit është Fatjon Prendi.

Prendi, aktualisht i burgosur në Trikalla, është arrestuar në shtator të këtij viti si pjesë e një grupi që i’u sekuestruan 1.1 ton marijuanë, droga sintetike dhe arsenal armësh.

Fatjon Prendi rezulton një emër i njohur për drejtësinë greke, i përfshirë në një ngjarje të përgjakshme 13 vite më parë në Krioneri të Greqisë. Konkretisht, më 7 dhjetor 2012, 4 persona, përfshirë dhe Fatjon Prendin, tentuan të hynin me forcë në shtëpinë e një familjeje në Krioneri, vajza e së cilës sapo ishte kthyer në shtëpi, duke mbajtur në çantë shumën prej 1700 eurosh. Vajza ndodhej brenda në shtëpi kur autorët thyen një dritare dhe hynë brenda. Sapo e panë, e ndoqën dhe i rrëmbyen çantën, ndërsa vajza e tmerruar vrapoi në dhomën e prindërve të saj, ku familja e saj po flinte në atë kohë, dhe u mbyll brenda me ta, ndërsa njoftoi edhe Policinë.

Grabitësit ikën në këmbë. Oficerët e policisë që nxituan në zonë i ndoqën dhe më pas patën një shkëmbim zjarri.

Me të dëgjuar të shtënat, gazetari i njohur grek Makis Triantafyllopoulos kishte shkuar në vendngjarje për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe u përball me grabitësit e pamëshirshëm, të cilët e bllokuan me armë, folën greqishte të thyer dhe i morën makinën, në zonën e Ekalit.

Oficerët e policisë që ndodheshin tashmë në zonë, të përforcuar nga njësi të tjera mobile, filluan ndjekjen. Një shkëmbim i ri të shtënash me armë ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, pranë varrezave të zonës, ndërsa gjatë ndjekjes, një makinë patrullimi u përplas në pjesën e pasme të makinës së Makis Triantafyllopoulos, për të ndaluar grabitësit.

Automjeti ra në një përrua, ndërsa pjesa e pasme e të cilit ishte e mbushur me plumba nga oficerët e policisë që po ndiqnin autorët.

Kërkimi ndaj tyre vazhdoi. Autorët e krimit të bllokuar në përrua u përpoqën të iknin në këmbë. Një oficer policie u plagos gjatë shkëmbimit të të shtënave.

Fatjon Prendi ka kryer më pak se 10 vite burg. Është arrestuar ne 7.12.2012 dhe liruar me kusht në 11.02.2022. Ne 2017 teksa ishte ne burgun e Domokos, i është gjetur thikë në qeli. Ai njihet si miku i Alfons Ndocit, i vrarë vitin e kaluar në burg në Greqi dhe i akuzuar për disa krime të rënda.

Lini një Përgjigje