
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Patokut në Kurbin.
Mësohet se rreth orës 15:00, në rrugën “Laguna-Patok”, shtetasja me inicialet V. P ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Raportohet se e plagosur ka mbetur drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
“Rreth orës 15:00, në rrugën “Laguna-Patok”, shtetasja V. P., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje