TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shtator 2025, 12:19

Sherr me thika mes mjekut dhe infermierit në spitalin Shefqet Ndroqi

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me thika mes mjekut dhe infermierit në spitalin Shefqet Ndroqi
Spitali Shefqet Ndroqi

Një ngjarje e  rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi në Tiranë. Policia bën me dije se një 32-vjeçar mjek radiolog i spitalit ka goditur me mjet prerës, infermierin 37-vjeçar Mikel Osmani. 

Sipas informacioneve, konflikti mes dy punonjësve ka nisur për motive të dobëta. 

37-vjeçari po merr ndihmë mjekësore pas plagosjes, ndërsa 32-vjeçari është në kërkim nga policia. 

"Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit", njofton poicia. 

sherr ne spitalin shefqet ndroqi

Lini një Përgjigje