Publikohet fotoja e armës automatike tip kallashnikov që u përdor në tentativën e grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Delijorgjit, në Tiranë.
Raportohet se, arma u sekuestrua në vendngjarje pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, e cila bëri të mundur neutralizimin dhe arrestimin e autorit, të identifikuar si Bardhyl Fusha.
Bardhyl Fusha, është futur në bankë me një çantë ku do të fuste paratë dhe me kallash, madje edhe i pamaskuar.
Mësohet se autori ka qëlluar një herë me armë brenda ambienteve të bankës, por është arritur të neutralizohet nga efektivët e policisë. Ai nuk ka arritur të marrë para nga banka, ndërsa prangat i janë vënë në derën e jashtme të bankës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të sqaruar motivet e tentativës së grabitjes.
Lini një Përgjigje