TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2026, 15:33

I arrestuar për tentativë vrasje, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri!

Shkruar nga Pamfleti
I arrestuar për tentativë vrasje, ndërron jetë në QSUT
QSUT

Një i paraburgosur 91-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ku ishte shtruar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Shtetasi Medat Spahiu humbi jetën rreth orës 14:10 të datës 3 prill 2026 në Reanimacionin Qendror. Mjekët përcaktuan si shkak një emboli pulmonare në anën e djathtë.

Ai ishte arrestuar më 14 mars për veprën penale të tentativës për vrasje në rrethana familjare. Tre ditë më pas u dërgua në institucionin e vuajtjes së dënimit në Durrës, por për shkak të gjendjes shëndetësore qëndroi nën kujdes mjekësor në spitalin rajonal të qytetit.

Më 19 mars autoritetet e transferuan në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku mori trajtim në pavijonin e pneumologjisë. Pas disa ditësh, më 31 mars, u largua nga ky spital dhe u shtrua në QSUT.

Gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe në mbrëmjen e 2 prillit u fut me urgjencë në Reanimacion. Mjekët konstatuan disa probleme shëndetësore shoqëruese, përfshirë hipertension, diabet, pasoja nga një insult cerebral dhe frakturë në kofshë.

Autoritetet kanë nisur procedurat për rastin dhe kanë njoftuar familjarët e të ndjerit.

qsut

Lini një Përgjigje