Kronike21 Maj 2023, 10:22

I dënuar me 18 vite burg/ Policia aksion në Durrës, arrestohet i shumëkërkuari Afrim Kila

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 18 vite burg/ Policia aksion në Durrës, arrestohet i

Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për një vrasje.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Afrim Kila, banues në Ishëm, i cili rezulton i dënuar me 18 vite burg.

Shtetasi Afrim Kila së fundi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ndërsa është arrestuar në Manzë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Manzë bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për shtetasin Afrim Kila, 39 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, e cila ka dënuar këtë shtetas, me 18 vjet burgim.

Afrim Kila së fundi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. 

Më datë 19.05.2023, në përfundim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020, në ambientet e një lokali, në Ishëm, ku shtetasi Afrim Kila goditi me mjete të forta dhe më pas në rrugë e goditi me automjet, shtetasin D. (P). K., i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka deklaruar fajtor këtë shtetas dhe e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në vijim të veprimeve shtetasi Afrim Kila u transportua në IEVP Durrës, për të vuajtur dënimin.", njofton Policia.

afrim kila durrës arrestim