Kronike17 Nëntor 2023, 07:43

I dënuar me burgim të përjetshëm, Kanadaja refuzon ekstradimin e të shumëkërkuarit në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me burgim të përjetshëm, Kanadaja refuzon

Gjykata e Lartë në Quebec të Kanadasë ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ëngjëll Brahimit, i cili është dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8-vjeçar 20 vite më parë.

Gjykata kanadeze ka pranuar kërkesën e bërë nga vetë Brahimi, i cili ka kërkuar që të mos ekstradohet në Shqipëri.

Ëngjëll Brahimi jeton në Kanada prej shumë kohësh dhe njihet me emrin Piro Kota.

Gjykatësi Alexandre Boucher vendosi të enjten se kishte probleme me provat e paraqitura, duke përfshirë se nuk kishte garanci në kërkesën për ekstradim se dëshmitarët nga gjyqi i mbajtur në 2001 janë ende të disponueshëm.

Një problem tjetër, tha gjyqtari, përfshinte dëshmitarin kryesor, të venë e oficerit të policisë dhe provat që ajo ofroi më shumë se dy dekada më parë.

Gjatë gjyqit, e veja identifikoi personin që qëlloi burrin e saj përmes një grupi prej katër fotosh të paraqitura nga policia gjashtë muaj pas vrasjes. Formacioni i fotografive nuk mund të gjendet tani, vuri në dukje Boucher ndërsa dha vendimin e tij në gjykatën e Montrealit.

“Thënë thjesht, formacioni i dhënë në kërkesën për ekstradim, nuk përputhet me formacionin e përshkruar nga dëshmitarja në dëshminë e saj,” tha Boucher.

“Provat shtesë vërtetuan gjithashtu se formacioni fotografik i paraqitur gjatë gjyqit në Shqipëri ishte i pamjaftueshëm. Ai përmbante vetëm katër fotografi me fotografinë e të dyshuarit që dallohej nga të tjerët.

“Dëshmitë janë kaq të dëmtuara dhe kaq të pabesueshme saqë ekstradimi do të ishte një gabim drejtësie”, tha gjyqtari.

Me këtë vendim u shprehën të kënaqur edhe dy avokatët mbrojtjes të Ëngjëll Brahimit.

kanada ekstradim