TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shtator 2025, 08:56

I humbur prej muajit gusht, gjendet i pajetë 44-vjeçari; dyshohet për vetëvrasje

Shkruar nga Pamfleti

I humbur prej muajit gusht, gjendet i pajetë 44-vjeçari; dyshohet

Një 44-vjeçar u gjet pa shenja jete në lagjen ‘Çlirimi” të qytetit të Lushnjes. Viktima ishte shpallur në kërkim prej muajit gusht, ndërsa familjarët kishin denoncuar për humbjen e kontakteve me 44-vjeçarin.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia, trupi i shtetasit F. Gj., 44 vjeç, është gjetur në një pemë, ku dyshohet se është vetëvarur.

Viktima ishte shpallur në kërkim më 21 gusht 2025, pas një kallëzimi të bërë nga motra e tij, e cila kishte raportuar largimin e tij nga banesa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim dhe veprime të mëtejshme ligjore.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje