TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shtator 2025, 16:40

Masakra e Shkodrës, publikohet fotoja e arm*ve të autorit

Shkruar nga Pamfleti

Masakra e Shkodrës, publikohet fotoja e arm*ve të autorit

Publikohet fotoja e armëve që policia i gjeti Ragip Gilës, autorit të dyshuar të atentatit në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Fotoja është publikuar nga emisioni  “FactCheck” në “MCN”.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën tek autori një automatik dhe një pistoletë me fishek në fole, të cilat ai i përdori gjatë sulmit ndaj lokalit pranë Bashkisë së Shkodrës.

Masakra e Shkodrës, publikohet fotoja e arm*ve të autorit

Autorit të dyshuar iu gjet edhe një jelek antiplumb si dhe një shishe me 1,5 litra benzinë, që do ta përdorte për djegien e mjetit tip "BMW".

Eksperti i sigurisë Faik Basha, duke komentuar modelin e pistoletës bën me dije:  “Kjo pistoletë qëllon tek e tek, është armë ceke, nuk para gjendet në Shqipëri ky variant. Duket që është i importuar, është 9 mm. Në Çeki është përdorur nga Forcat e Armatosura dhe policia e atij vendi. Është hequr nga përdorimi në Çeki”.

Sa i takon armës tjetër automatik, Basha bën me dije: “Automatiku është model izraelit. Ka nja karikatore që nga madhësia duket me 30 fishekë. Këto armë përdorin karikatore të ndryshme. Është shumë i shkurtër si model, por që ka fuqi zjarri, 120 predha në minutë. Me 40 fishekë arrin deri në 500 predha në minutë. Ka edhe rezistencë”.

Lini një Përgjigje