TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2026, 16:16

Atentati në Lezhë, reagon drejtori i Policisë: "Audi Q7" u qëllua me breshëri, po dokumentojmë çdo provë

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Lezhë, reagon drejtori i Policisë: "Audi
Drejtori i Policisë së Lezhës, Arben Nasufi

Drejtori i Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka dhënë detaje zyrtare mbi atentatin e ndodhur në Lezhë, ku humbën jetën Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.

Në një deklaratë për mediat, Nasufi bëri të ditur se automjeti tip “Audi Q7”, me të cilin udhëtonin viktimat, është qëlluar me breshëri armësh zjarri gjatë lëvizjes. Sipas tij, mjekët kanë konfirmuar në vend humbjen e jetës së 39-vjeçarit Kreshnik Mujeci dhe gruas së tij Gentiana Mujeci. 

Nasufi e cilësoi ngjarjen si shumë të rëndë dhe theksoi se, nën drejtimin e Prokurorisë, është ngritur një grup hetimor që po punon për sigurimin e provave dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit.

“Është konstatuar se gjatë lëvizjes së një mjeti, ai është qëlluar me breshëri armësh. Mjekët kanë konfirmuar për humbjen e jetëve të dy personave, një burrë e një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, po kryhen të gjitha veprimet operative në terren. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë në vendngjarje, me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë”, u shpreh Nasufi për mediat.

Lini një Përgjigje