Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për një rast të dyshuar të tentativës së vrasjes të ndodhur në Shijak.
Sipas policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj shtetasit E. H., 41 vjeç, banues në Shijak. Masa ishte caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës me vendim të datës 8 qershor 2023.
41-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Sipas hetimeve, ai dyshohet se më 1 qershor 2023, në Shijak, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit A. Ç., për motive të dobëta.
"Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 1 shtetas të dyshuar për tentativë për vrasje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 08.06.2023, për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", për shtetasin:
-E. H., 41 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në Shijak, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Lini një Përgjigje