Kronike20 Prill 2023, 14:58

“Ishte i qetë, sikur e priste”, gazetari Hoxha zbërthen momentin e vrasjes së Nikulajt: Tipike mafioze!

Shkruar nga Pamfleti
“Ishte i qetë, sikur e priste”, gazetari Hoxha zbërthen
Momenti i vrasjes

Gazetari Poli Hoxha ka zbërthyer vrasjen e biznesmenit dhe eksponentit politik në Shëngjin, Ardian Nikulaj. Duka u ndalur te momenti final i ekzekutimit, Hoxha tha se viktima dukej sikur e priste pasi në momentin që atij i është drejtuar arma ai nuk ka lëvizur apo ta zërë paniku.

Gazetari e cilësoi vrasjen tipike mafioze ,të ngjashme me atë të mafias italiane në Neë York në vitet ’80, ku kundërshtarët eliminonin njëri-tjetrin.

Ai është një atentat shumë i ftohtë dhe shumë organizuar. Madje po të shikosh dhe ndjesë pastë viktimën përballë pistoletës është një moment shumë i tmerrshëm. Mua më kujton ato atentatet e mafias italiane, ndaj njëri tjetrit në vitet 80 në New York. Viktima është në një pozicion që nuk kam parë asnjëherë në karrierën time një veprim të tillë. Ai është duke parë atë me pistoletë dhe është i qetë, sikur e di dhe vetë që i erdhi momenti i fundit.

Ai ka qenë shumë i mbrojtur ka qenë një nga njerëzit që mund të arrihej me shumë vështirësi tek ai. Lëvizte me makina të blinduara, rrinte gjithmonë me njerëzit e vetë, perimetrat kanë qenë gjithmonë të kontrolluara. Dhe vetë e ka kuptuar, duket në foto nuk e ka kap as paniku, dukej sikur e priste”, tha Hoxha.

poli hoxha ekzekutimi i nikulajt