TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2025, 10:27

Kërkoi masë më të butë pasi theu legenin, GJKKO nxjerr nga qelia Roven Zekën

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi masë më të butë pasi theu legenin, GJKKO nxjerr

GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-shefit të Rrugores Roven Zeka.

GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie" për ish-shefin e Rrugores Roven Zeka. Ai kërkoi masë më të butë, pasi u rrëzua në ambientet e burgut dhe dëmtoi legenin.

Ish-shefi i rrugores dyshohet nga SPAK për korrupsion, në lidhje me procedurat për një aksident në kryeqytet

Më herët, masa e “arrestit me burg” është lënë në fuqi nga Apeli i GJKKO-së për Zekën dhe oficerin Edison Tabaku, ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, është lënë në “arrest shtëpie” për shkak të rrethanave familjare.

Kujtojmë se urdhër-arresti nga Prokuroria e Posaçme për Zekën, Novakun dhe zyrtarin tjetër të policisë Edison Tabaku u lëshua më 19 prill të këtij viti. Ata akuzohen për “korrupsion pasiv” lidhur me një ngjarje të ndodhur më 16 prill, ku kërkuan ryshfet për të mos arrestuar drejtuesen e një mjeti që kishte shkaktuar një aksident me pesë të plagosur në kryeqytet.

SPAK thekson se sipas informacioneve të siguruar nga BKH, ka rezultuar se oficerët e policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit pagesën prej 2 mijë eurosh. Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim me ndihmën e personave të tjerë.

Roven Zeka u emërua në krye të Policisë Rrugore të Tiranës në dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa më herët ka shërbyer në qytetin e Elbasanit.

Lini një Përgjigje