
Kjo është Danjela Neza, 28-vjeçarja shqiptare që u vra me armë zjarri sot në Itali. Ajo u qëllua mizorisht nga ish i dashuri afrikan pas një zënke mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të kësaj të shtune. Autori i vrasjes njoftoi vetë policinë duke rrëfyer krimin në sheshin Nazioni.
27-vjeçari, me histori të pastër, i rregullt në territorin italian, ishte punëtor në kuzhinën e një restoranti në Darsena. Ajo gjithashtu ishte paralajmëruar nga Kuestori për ngjarje kundër një personi tjetër.
Fjalët e ashpra nga vajza dyshohet se kanë ndezur zemërimin e ish-të dashurit të saj me të cilin sapo i kishte dhënë fund një lidhjeje romantike, duke çuar në nxjerrjen e armës nga bagazhi i makinës dhe të shtënat që ishin fatale.
Mbi krimin ka regur në rrjtet socile dhe i ati i të resë. "Te dashur miq, shokë e dashamires sot u nda nga jeta vajza ime Danjela Neza, 28 vjeçe. Bija ime, shpirti yt qoftë i xhenetit. Duke qenë se ndodhet në Itali nuk e dimë sa mund të vonojë dhe si rrjedhojë nuk mund tu lëme një datë varrimi", shkruan ai.
Lini një Përgjigje