TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2025, 08:59

Konflikti me armë në Tiranë, identifikohet 31-vjeçari që u plagos

Shkruar nga Pamfleti
Konflikti me armë në Tiranë, identifikohet 31-vjeçari
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Një sherr mes dy fqinjëve ka degraduar në përdorimin e armës dhe për pasojë ka mbetur i plagosur 31-vjeçari Sandrino Baci.

Policia e Tiranës thotë se autori është Korado Teodori, 38-vjeç.

Sakaq, Policia thekson se i plagosuri ka marrë plumb në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

'Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.', njofton policia.

konflikti me armë në tiranë

Lini një Përgjigje