Prej orës 09:30 është duke u zhvilluar në Gjykatën e Posaçme seanca për komunikimin e masës arrest me burg ndaj Kreshnik Farrukut pasi Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie.
Kreshnik Farruku (Budlla) një person i kërkuar nga autoritetet italiane, njihet si kreu i klanit Farruku, i njohur për aktivitetet kriminale.
Kreshnik Farruku, një person i kërkuar nga autoritetet italiane, është vetëdorëzuar fillimisht rreth një javë më parë në Policinë e Durrësit së bashku me të vëllain Erneo Farruku.
Ndërkohë në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme i konfiskoi 27 pasuri të regjistruara në emër të Kreshnik Farrukut dhe vëllait Erneo Farrukut, përfshirë toka bujqësore, apartamente, dyqane dhe automjete.
Forcat Speciale të RENEA-s kanë mësyrë në banesën e Farrukut në Manëz të Durrësit ku i kanë komunikuar urdhrin e GJKKO-së duke e shoqëruar në polici.
Emri i Kreshnik Farrukut përmendet dhe në dosjen e SPAK për ish-deputetin e PS, Jurgys Çyrbja i cili u arrestua.
Sipas kësaj dosjeje, deputeti informonte Farrukun në lidhje me operacionet e policisë për personat që ishin në kërkim. Sipas medieve spanjolle Kreshnik Farruku alias Budlla ishte pjesë e klanit që në 2-23 u godit në tentativë për të trafikuar 2 ton kokainë
Farruku dyshohej për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë. Në maj 2010, Farruku u arrestua së bashku me shtatë anëtarë të tjerë të bandës në Barcelonë me 20 kg kokainë që po përpiqej ta trafikonte në Itali me makinë. Në vitin 2014, Kreshnik Farruku u arratis nga burgu ndërkohë që vijoi të merrej me trafikun e drogës, derisa u arrestua në vitin 2019. Në vitin 2015 Kreshnik Farrukut iu bë një atentat në Shqipëri.
Ai ishte në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla, dhe të dy shokëve, kur është qëlluar me armë në zonën e “Don Boskos”, ndërsa u plagos një kalimtare.
Pista asokohe lidhej me prishjen e pazareve të drogës në Itali, Spanjë dhe Holandë. Ndërkohë që në vitin 2012 Gjykata e Durrësit vendosi sekuestro preventive për pasuri të cilat arrijnë shifrën totale rreth 1 milion euro në pronësi të tij.
Lini një Përgjigje