
Një 31-vjeçare nga Tirana është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi përdorte ambientet e një qendre masazhesh për prostitucion. Ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe bashkëpunëtori i saj.
Gjithashtu, është arrestuar edhe një 21-vjeçar nga Skrapari i cili ishte klient në qendrën e masazheve.
Operacioni i quajtur “Kamuflimi 2”, kishte nisur prej disa muajsh nga Prokuroria e Tiranës dhe u finalizua ditën e sotme.
Në përfundim të operacionit u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/ Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Kamuflimi 2”.
Kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihet në pranga një 31-vjeçare, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.
Gjithashtu, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë.
Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi 2”.
Si rezultat i tij:
▪️u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– E. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale;
– I. B., 21 vjeç, banues në Skrapar, klient në qendrën e masazheve;
Lini një Përgjigje