TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Maj 2025, 10:57

Kultivoi 1000 fidanë kanabis, arrestohet 63-vjeçari në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Kultivoi 1000 fidanë kanabis, arrestohet 63-vjeçari në Fier

Një 63-vjeçar në Fier është arrestuar pasi dyshohet të jetë autori i kultivimit të 1000 fidanëve bimë narkotike, të llojit “Cannabis Sativa”. I arrestuari është identifikuar si Aristir Marini.

Sipas uniformave blu, këto fidanë ishin mbjellë në vendin e quajtur “Gropa e Mollës”, të cilat u asgjësuan përmes djegies së tyre.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast kultivimi të bimëve narkotike.

“Fier/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden në fshatin Libofshë dhe asgjësohen 1000 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa. Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i kultivimit të tyre.

Në zbatim të planit të posaçëm policor, kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier po kryejnë kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut. Si rezultat i kontrolleve të asistuara dhe nga dronët si edhe nga informacionet policore, shërbimet e Policisë goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Libofshë.

Në vendin e quajtur “Gropa e Mollës”, u gjetën të kultivuar 1000 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të cilët u asgjësuan nëpërmjet djegies. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. M., 63 vjeç, banues në fshatin Libofshë. Po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale. Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.

Lini një Përgjigje