TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Maj 2025, 09:50

“Policia! Shtrihu në tokë!”/ Sillnin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, publikohen pamjet e operacionit

Shkruar nga Pamfleti

“Policia! Shtrihu në tokë!”/ Sillnin armë nga Kosova

Janë publikuar pamjet e operacionit ku u arrestuan 10-të persona, ndërsa janë zbardhur edhe emrat e personave që ranë në pranga. 

Mësohet se ditën e sotme u arrestuan: Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu.

Ndërkohë më 1 maj janë arrestuar: Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

Janë shpallur në kërkime dhe dy shtetas të tjerë të identifikuar si R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.

Hetimet kanë zbuluar se ky grup siguronte armët kryesisht në Kosovë dhe më pas i transportonte drejt Tiranës për qëllime shitjeje.

Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të ndaluarve, K. F., u gjetën dhe sekuestruan 2077 fara kanabisi, duke treguar lidhje të mundshme të grupit edhe me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të hetimit, u sekuestruan:

14 armë zjarri (12 pistoleta, një prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë)

2077 fara cannabisi

Municion luftarak dhe krehra

3 automjete

8 celularë

Lini një Përgjigje