TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Korrik 2026, 11:42

Kultivuan parcela me kanabis, shpallen në kërkim babë e bir në Kukës; nis procedimi penal për bashkëshorten

Shkruar nga Pamfleti
Kultivuan parcela me kanabis, shpallen në kërkim babë e bir
Parcela me kanabis

Një 63-vjeçar dhe djali i tij 29-vjeçar janë shpallur në kërkim nga Policia e Kukësit, pasi kishin kultivuar një parcelë me 215 bimë kanabisi në fshatin Gështenjë.

Gjatë kontrolleve në territorin e njësisë administrative Kalis, në vendin e quajtur "Zabeli i Madh", efektivët zbuluan të kultivuara 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se parcela ishte kultivuar nga shtetasit F. R., 63 vjeç dhe M. R., 29 vjeç, banues në fshatin Gështenjë, të cilët janë babë e bir. 

Policia ushtroi kontroll edhe në banesën e 63-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi rreth 3 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë bashkëshortja e 63-vjeçarit, V. R., 52 vjeçe, e dyshuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Ndërkohë, nën hetim është vënë edhe kryeplakun e fshatit Gështenjë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zabeli”.

Si rezultat i operacionit, në njësinë administrative Kalis, në territorin e fshatit Gështenjë, në vendin e quajtur “Zabeli i Madh”, u konstatuan të kultivuara 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie. Nga hetimet paraprake dyshohet se bimët janë kultivuar nga shtetasit F. R., 63 vjeç, dhe M. R., 29 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Gështenjë, të cilët u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll edhe në banesën e shtetasit F. R., 63 vjeç. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 3 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Në vijim, u procedua në gjendje të lirë bashkëshortja e 63-vjeçarit, shtetasja V. R., 52 vjeçe, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Gjithashtu, u procedua penalisht edhe shtetasi S. R., me detyrë kryetar i fshatit Gështenjë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

kultivim kanabisi

Lini një Përgjigje