Kronike28 Shtator 2023, 12:24

Kur një ushtar i krimit ‘çon me pushime’ një Shtet!

Shkruar nga Pamfleti

 

Kur një ushtar i krimit ‘çon me pushime’ një Shtet!
Artan Tafani /

 Të na rrojnë “penditot”...

Një tjetër ushtar i krimit bëhet ‘pendito’ sa hap e mbyll sytë dhe iu vjen në ndihmë autoriteteve ‘për të marrë ca ditë pushim, sepse punën ja ka bërë ky njeri’.

Artan Tafani, personi që u kap se grabiti një pikë këmbimi valutor në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë ka zbardhur 6 vrasje dhe 20 ngjarje kriminale. Të gjitha këto ngjarje të shtrira në kohë janë me autorë bandën e Laert Haxhiut, i arrestuar në Greqi e në pritje të ekstradimit që për momentin po refuzohet. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi, ndërsa 4 të tjerat në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

Ai nxori emrat e vrasësve me pagesë që kanë kryer ekzekutime për llogari të grupit të Laert Haxhiut. Tashmë ekzekutimet e Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt, Dikens Halili, kanë autorë me emër e mbiemër. Pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, mbi pjesëmarrjen në aktivitetin kriminal të bandës së Laert Haxhiajt, janë zbuluar dhe disa nga anëtarët e kësaj të fundit. Një nga gjashtë anëtarët e zbuluar rezulton të jetë e dashura e Laert Haxhiajt, Klea Gjata, Bledar Berberi, Mariglen Topuzi dhe Firdeus Berberi.

Në daljen e posaçme për mediat, numri një i Policisë Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se janë lëshuar 15 urdhër-ndalime, janë ekzekutuar 12 prej tyre e 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në prangat e Policisë janë vënë 12 persona, Artan Tafani, Erisiana Abedini, Lulzim Spahia, Ligor Romaçka, Bujar Abedini, Bledar Berberi, Mariglen Topuzi, Enriko Xhahysa, Klea Xhafo, Idriz Manaj, Fatjon Veliu, Laert Haxhiu. Ndërsa në kërkim janë shpallur Lorenc Lala, Firdeus Berberi dhe Kristi Bizheku. Se të merresh me sekuestrime makinash se kanë parkuar gabim nëpër rrugë e të rrish gjithë ditën nëpër shkolla për tollumbacet, krimi jo vetëm do bëjë kërdinë, por do themi në fund ‘të na rrojnë ‘penditot’./Pamfleti

ushtar i krimit çon me pushime shteti