TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2026, 12:24

Kërcënimet ndaj personelit të SPAK, Braho: Për disa prokurorë kemi kërkuar siguri shtesë

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënimet ndaj personelit të SPAK, Braho: Për disa

Deputetja Evis Kushi i ka drejtuar kreut të SPAK, Klodian Braho, pyetje lidhur me sigurinë fizike të personelit të Prokurorisë së Posaçme.

Braho u përgjigj se ka pasur raste kur është kërkuar vendosja e masave shtesë të sigurisë për disa prokurorë, por nuk mund të japë më shumë detaje për shkak të natyrës së çështjes.

Sa i përket sigurisë së institucionit, Braho tha se godina e SPAK dhe personeli mbrohen nga Garda e Republikës dhe se bashkëpunimi me këtë institucion ka qenë i vazhdueshëm.

Pjesë nga seanca pyetje- përgjigje:

Kushi: Siguria fizike e personelit është një shqetësim që është ngritur edhe nga vetë SPAK-u dhe është përfshirë në raportin e BE-së për sundimin e ligjit, ku citohen dy shkresa të dërguara nga ju ndaj Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. A janë përmbushur kërkesat tuaja nga institucionet përgjegjëse? A janë adresuar shqetësimet dhe kërkesat tuaja për sigurinë fizike të personelit? A keni një plan të përhershëm sigurie për stafin? Sa kërkesa keni drejtuar për masa shtesë sigurie dhe sa prej tyre janë përmbushur?

Braho: Ju i referoheni një rasti që nuk ka të bëjë me sigurinë personale të personelit, por me perimetrin e jashtëm të institucionit, që është detyrë e Policisë së Shtetit. Prokurorët mbrohen nga Garda dhe nuk kemi pasur asnjë problematikë. Ata kanë qenë një institucion mbështetës në këtë drejtim. Ka pasur raste kur kemi kërkuar masa shtesë mbrojtjeje për disa prokurorë. Detaje nuk mund të them, por ajo që mund të them është se kërkesat tona janë mbështetur.

braho spak

Lini një Përgjigje