
Autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Paskuqan, Dan Hutra është një person me precedent të theksuar kriminal.
Mësohet së në vitin 2007 ai ka vrarë gruan e tij, Dafina Havaljas, 22 vjeçe, nga Klosi. Ndërsa në vitin 2003 mori peng nënën dhe kunatën, dhe përdhunoi kunatën tjetër.
“Po, unë e kam vrarë gruan time, Dafinën, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetëdije”, deklaronte ai në atë kohë.
Ndërkohë së fundmi ka qenë i dënuar për dhunë në familje, dhe është lënë i lirë në 16 shkurt të këtij viti.
Ajo që vlen për tu theksuar nga e gjithë kjo ngjarje është dështimi i autoriteteve për parandalimin e këtij krimi. Duke pasur parasysh të shkuarën kriminale të Dan Hutrës dhe denoncimeve të shumta komshinjve, të ish gruas së tij, se ai ishte i dhunshëm policia nuk ka bërë asgjë, në një kohë kur ish gruaja kishte urdhër mbrojtjeje dhe duhej të monitorohej gjatë gjithë kohës.
Ndërkohë policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur në Paskuqan.
“Bëhet me dije se rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Lini një Përgjigje