Kronike25 Qershor 2024, 16:32

Laboratori i drogës në Frakull, 90 vite burg për grupin e trafikut të zbuluar nga DEA; përfitojnë ulje nga gjykimi i shkurtuar

Shkruar nga Pamfleti
Laboratori i drogës në Frakull, 90 vite burg për grupin e
Banesa ku përpunohej droga

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 90 vite burg në total 10 të akuzuarit e laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit.

Të akuzuarit janë shpallur fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje dhe grup kriminal. Por ashtu siç është bërë e modës këto kohë, të gjithë kanë përfituar ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Dënimet e dhëna:

Nikolin Gjolena – 17 vite – 11.4 me gjykim te shkurtuar

Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 me gjykim te shkurtuar

Enxhi Ferhati – 12 vite – 8 me gjykim te shkurtuar

Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 me gjykim te shkurtuar

Bledar Matoshi – 12 vite – 8 me gjykim te shkurtuar

Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4 me gjykim te shkurtuar

Zenel Çervanaku – 14 vite – 9.4 me gjykim te shkurtuar

Redion Meshi – 14 vite – 9.4 me gjykim te shkurtuar

Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim te shkurtuar

Marildo Rona – 12 vite – 8 me gjykim te shkurtuar

Kujtojmë se më 24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezultoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.

Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh.

Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian. Dy përpunues kolumbian të saj arritën të arratiseshin dhe ende nuk janë kapur teksa kanë kaluar më shumë se 12 muaj nga operacioni.