TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Mars 2023, 15:34

Lokali i tij u sulmua me armë zjarri, Gjykata e Tiranës ja faturon prokurorisë përgjegjësinë për lirimin e Fatjon Muratit

Shkruar nga Pamfleti

Lokali i tij u sulmua me armë zjarri, Gjykata e Tiranës ja faturon

Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin për Fatjon Muratin, pronarin e lokalit që u sulmua dje me armë.

Ai u arrestua për disa akuza në tetor të vit që lamë pas, por gjykate uli masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Murati rezulton i zhdukur, pasi nga kontrolli  policisë nuk ishte në banesë.

Në arsyetimin e gjykatës, thuhet se pasi u verifikimet e të gjitha rezultatet e arritura nga hetimi paraprak, ndryshonin dhe zbutnin ndjeshëm pozitën proçedurale të këtij shtetasi, në kuadër të këtij proçedimi penal. Pra ja ka kalur topin prokurorisë.

“1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e arsyetuar, me numër 1575/1, datë 11.10.2022, pasi ka shqyrtuar kërkesën e prokurorit për “Vleftësimin e arrestit të kryer në flagrancë” si dhe “Caktim mase sigurimi”, ndaj personit nën hetim Fatjon Murati, ka vendosur: “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrance dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj personit nën hetim Fatjon Murati.

2. Me vendimin Nr. 1575/2, datë 28.12.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë , Gjyqtari i hetimit paraprak, pasi ka shqyrtuar kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit caktuar ndaj personit nën hetim Fatjon Murati”, pasi ka administruar: provat shkresore (të dorëzuara nga palët), të gjitha rrethanat e reja, të ndryshuara, ka konstatuar ndryshimin/zbutjen e akuzës penale në ngarkim të këtij shtetasi, nga vepra penale e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, në atë të parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3-të i Kodit Penal (për të cilin parashikohet një marzh dënimi 1-3 vjet burgim), ka verifikuar të gjitha rezultatet në të cilat ka arritur hetimi paraprak, i cili ka rezultuar i përfunduar, të cilat në zbatim të nenit 260 të K.Pr.Penale, ndryshonin dhe zbutnin ndjeshëm pozitën proçedurale të këtij shtetasi, në kuadër të këtij proçedimi penal, referuar të gjitha argumenteve ligjore, të pasqyruara në vendimin e arsyetuar, Gjykata ka vendosur: “Zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në burg” në atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit/ tashmë në cilësinë e të pandehurit Fatjon Murati”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e gjykatës.

murati sulm me arme

Lini një Përgjigje