TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Mars 2023, 13:57

Arrestohet ish-punonjësi i Kadastrës në Lushnje, akuzohet për falsifikim dokumentesh

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet ish-punonjësi i Kadastrës në Lushnje, akuzohet

Agim Gjyla është arrestuar mesditën e sotme në Lushnje, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh për qëllim ndryshimin e kufijve të pronave.

64-vjeçari Gjyla ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 1 vit burg.

Sakaq mësohet se në vitin 2018,gjatë kohës që ka qenë punonjës i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk, ka falsifikuar disa dokumente

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Gjyla, 64 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Shtetasi Agim Gjyla, në vitin 2018, gjatë kohës që ka qenë punonjës i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk, ka falsifikuar disa dokumente, me qëllim për të ndryshuar kufijtë e pronave.”-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje